17:31 / 27.09.2019
Brahimaj: Gjaku i dëshmorëve është vetë liria
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Lahi Brahimaj, sot bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Sadri Lokaj i rënë heroikisht para 21 vitesh.
“Në 21 vjetorin e përjetësimit të dëshmorit Sadri Lokaj sot bëmë homazhe dhe nderuam jetën e veprën e këtij trimi. Gjaku i dëshmorëve është vetë liria.Lavdi!”, tha Brahimaj.























