Dhurata Hoxha: Në Mitrovicë po rikonfirmohet mobilizimi për PDK-në
BKT
Kosovë

Dhurata Hoxha: Në Mitrovicë po rikonfirmohet mobilizimi për PDK-në

Sot po zhvillohet dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë kanë takuar banorët e fshatit Rekë në Mitrovicë.

Sipas Hoxhës, ky takim rikonfirmoi mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në Mitrovicë,shkruan gazeta online veriu.info.

Kujtojmë që Hoxha mban numrin 27 në këto zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Takimi me qytetarët e Rekës, në Mitrovicë, rikonfirmon mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në komunën e Mitrovicës. Gjithpërfshirja në proces është faktori qenësor për fitoren tonë, më 6 tetor. Gratë dhe rinia janë vlerë e shtuar e jona!

Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!

#PDK112

#KadriVeseli1


MË SHUME NGA Kosovë