Të rinjtë e komunës së Kacanikut pjesë e aktiviteteve sportive
BKT
Kosovë

Të rinjtë e komunës së Kacanikut pjesë e aktiviteteve sportive

Organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Federata e Sportit Shkollor , Shoqatat e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Komunat e Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit “Be active “ në Suharekë u mbajt Festivali i sportit ku morën pjesë mbi 2000 nxënës nga të gjitha shkollat e Kosovës, e në mesin e tyre edhe 60 nxënës nga shkollat e komunës sonë, të cilët zhvilluan lojëra dhe aktivitete të ndryshme.

Gjithashtu ditë më parë në komunën tonë në bashkëpunim me shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike u mbajtën edhe garat ndërmjet shkollave në futboll për meshkuj dhe femra ku në shkollat e mesme të ulëta fitues doli shkolla fillore e mesme e ulët “Jusuf Gërvalla” në dyja kategoritë ndërsa në Shkollat e Mesme të Larta fitues doli Gjimnazi “Skënderbeu” në dyja kategoritë.

Gjithashtu Gjimnazi “Skënderbeu” me dyja kategoritë meshkuj dhe femra doli fitues edhe në garat regjionale ndërsa dje Gjimnazi “Skënderbeu” përfaqësoi regjionin edhe në Garat Republikane.


MË SHUME NGA Kosovë