13:20 / 07.10.2019
Dalin në ankand makinat e Paul Walker
Koleksioni i makinave të Paul Walker do dalë në ankand.
21 automjetet e aktorit të ndjerë do shiten në 49-vjetorin e Scottdale Auction në janar.
Koleksioni përfshin disa nga makinat që ylli i Fast and the Furious përdori gjatë xhirimeve të filmit ikonik me gara në rrugë.
Walker, i cili vdiq në një aksident automobilistik në 2013, luajti rolin e Brian O’Connor në gjashtë nga 7 seritë e filmit.
Por aktori nuk ishte thjesht i apasionuar pas veturave vetëm në ekran. Por ishte edhe një koleksionist.
Në koleksionin prej 21 automjetesh do ketë modele nga e gjithë bota si SHBA, Gjermani si edhe Japoni.























