Kontingjenti italian i komandës rajonale perëndim i dhuron një urë Deçanit
Përmes një komunikate për media zyra informimit e KFOR-it Italian në “Villaggio Italia”, bënë të ditur se sot u mbajt ceremonia për dhurimin e një ure “Bailey“ nga Italia për komunën e Deçanit.
Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë:
Gjatë pasdites së sotme me 10 tetor, në prani të ambasadorit italian në Kosovë, shkelqësisë së tij Piero Cristoforo Sardi dhe komandantit të misionit në Kosovë, gjeneralit të Divizionit Lorenzo D’Addario, si dhe autoriteteve fetare, civile dhe ushtarake vendore, u mbajt ceremonia për dhurimin e një ure Bailey nga Italia për komunën e Deçanit.
Dhurimi i urës, që ndodhet pranë manastirit të krishterë ortodoks të Deçanit, u inaugurua me prerjen e shiritit nga Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Daniele Pisani dhe qytetari i parë i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Pozicionimi i urës Bailey daton në vitin 2015 kur, njësitë italiane, në bashkëpunim me Forcat e siurise së Kosovës (FSK), realizuan veprën e lartpërmendur me qëllim të garantimit të një lëvizshmërie më të madhe të forcave të NATO-s të angazhuara në kontrollin e manastirit të Deçanit, për sigurinë e të cilit KFOR-i është akoma përgjegjësi i parë.
Që atëherë përdorimi i urës nuk u synua vetëm për kryerjen e veprimtarive ushtarake, nga ana kontigjenteve që janë shndërruar në vite. Në fakt, menjëherë u vu në dispozicion të popullatës vendore, e cila e pagëzoi si “ura e italianëve”, dhe doli të ishte një mjet i domosdoshëm për rrugët lokale, për të arritur në zonat afër manastirit. Ura, 24 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë, pas punës së mirëmbajtjes të kryer nga personeli i specializuar ushtarak, dje iu dhurua përfundimisht komunës së Deçanit.
Kjo dhuratë është pjesë e veprimtarive të bashkëpunimit civil dhe ushtarak të kryera nga kontigjenti italian, i cili prej vitit 1999 ka vepruar në këto vende nën ombrellën e NATO-s, përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve te Bashkuara, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt.
Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim tha edhe njëherë se, si hapja e urës në vitin 2015, edhe dhënia përfundimtare përfaqëson një tjetër hap përpara në konsolidimin e marrëdhënieve midis KFOR-it dhe popullatës lokale që jeton në zonën e Deçanit, ku Komanda Rajonale Perëndim vepron si një aktor “super partes” për të siguruar dialogun midis grupeve të ndryshme etnike që bashkëjetojnë aty.























