McLaren 620R është një makinë e fuqishme garash edhe për rrugë të zakonshme

McLaren 620R është një makinë e fuqishme garash edhe për rrugë të zakonshme

Kanë rrjedhur disa të dhëna që tregojnë për 620R, që do të jetë më i fuqishëm, më i limituar dhe më i shtrenjtë se 600LT.

I bazuar në 570S, super-makina McLaren 600LT e fokusuar për pista, është më e rëndësishmja nga linja Sports Series, mirëpo kjo mund të ndryshojë së shpejti.

PistonHeads ka siguruar materialet e rrjedhura, që tregojnë një 620R që është e fuqishme garash, e bazuar në 570S GT4. Ndryshe nga Senna GTR, kjo bishë e fuqishme do të jetë edhe për rrugë të zakonshme, derisa mund të lëvizë me shpejtësi të lartë.

Deri më tani, janë vetëm dy imazhe me rezolucion ë dobët që e shfaqin këtë McLaren, që së shpejti, do të prezantohet para një rrethi të ngushtë të ftuarish. Kjo nënkupton se, do të jetë pjesë e një edicioni të limituar, mbase do të caktohen edhe blerësit e saj.

Sipas të gjitha mundësi, atë mund ta blejtë vetëm ata që kanë një 600Lt dhe mund të përshtaten më lehtë. Llogaritet se për një McLaren 620R, duhet paguar më shumë se 200 mijë euro.