Jeep prezanton Gladiatorin ushtarak XMT

Jeep prezanton Gladiatorin ushtarak XMT

Jeep lindi për herë të parë si një automjet ushtarak, dhe pas Luftës së Dytë Botërore përdorimi i tij u shtri edhe në sektorin civil.

Prototipi AM Gladiator, modifikuar nga AM General, është një kthim në rrënjët ushtarake të markës. Është një automjet i lehtë taktik i bazuar në një kamionçinë/ pick-up Jeep Gladiator.

Jeep i ri ushtarak është i pajisur me parakolpë të përforcuar, pajisje mbrojtëse në pjesën e përparme dhe anët e automjetit (ku janë të vendosur në vend të derës klasike). Për më tepër, Gladiator XMT ka goma speciale BFGoodrich.

Sipas AM General, ky automjet është një prototip dhe një version prodhimi është planifikuar për vitin 2020.

Sa i përket motorizimit, përveç benzinës 3.6 litra Pentastar V6 me 290 kuaj fuqi, Jeep gjithashtu do të ofrojë një version dizel të mundësuar nga një motor 3.0 EcoDiesel V6 që siguron 264 kuaj fuqi.