Let’s Do It Kosova mbjell qindra fidane në 10 shkolla në Viti
BKT
Kosovë

Let’s Do It Kosova mbjell qindra fidane në 10 shkolla në Viti

Në kuadër të projektit i cili bashkëfinancohet nga Let’s Do It Kosova dhe Komuna e Vitisë, ka filluar faza e dytë e projektit “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor dhe rivitalizimi i hapësirave shkollore”.

Me këtë rast janë mbjell me qindra fidane në 10 shkolla të kësaj komune.

Përmes këtij aktiviteti synohet krijimi i një kulture të re mjedisore dhe investimi konkret në ngritjen e vetëdijes së gjeneratave të reja.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Luan Hasanaj dhe zyrtarë të tjerë komunal, udhëheqësit e shkollave përkatëse, nxënës e mësimdhënës.

Projekti do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, me trajnime dhe mbjellje të fidanëve në të gjitha shkollat e kësaj komune. /EO


MË SHUME NGA Kosovë