11:59 / 15.11.2019
Remzie Mustafa u gjet në bodrumin e një shtëpie, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detajet finale lidhur me gjetjen e Remzie Mustafës, gruas nga Prishtina e cila ishte shpallur e zhdukur tash e tetë ditë.
Policia ka treguar se Mustafa është gjetur gjatë ditës së djeshme në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.
Të njëjtës pas rastit i është bërë tretmani mjekësor dhe më pas është kthyer në familjen e saj.
Kujtojmë se për gjetjen e Remzie Mustafës ishte angazhuar një numër i madh njerëzish, duke përfshirë policinë dhe grupe të ndryshme personash tjerë























