Imri Ahmeti nderohet nga Komisioni Evropian me çmimin “Kryetari më miqësor”

Imri Ahmeti nderohet nga Komisioni Evropian me çmimin “Kryetari më miqësor”

Çmimi Kryetari më Miqësor sot në Bruksel në Komisionin Europian i është dorëzuar Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Komuna e Lipjanit, njofton se çmimin Ahmeti ia ka dorëzuar koordinatorja  Marta Gorica Fidalko nga Drejtoria Gjenerale për marrëdhënie të mira fqinjësore pranë Komisionit Europian.

“Në shenjë mirënjohje për punën dhe angazhimin në mbështetje të komuniteteve pa dallim. Me këtë rast Kryetari Ahmeti falënderoi Komisionin Europian, duke u zotuar për vazhdimin me vullnet dhe detyrim për mbështjetje dhe angazhim në mbështetje të projekteve që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve e në veçanti të komuniteteve në Lipjan”, thuhet në kumtesë.

“Ndryshe, konkurrentë të kësaj gare për të marrë çmimin si më “Miqësori”, ishin kryetarë të shtatë shteteve të rajonit”.


MË SHUME NGA Nacionale