Jashari: Jemi duke vazhduar në realizimin e kërkesave të qytetarëve

Jashari: Jemi duke vazhduar në realizimin e kërkesave të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pohuar se me angazhim të madh janë duke vazhduar në realizimin e kërkesave të qytetarëve për një infrastrukturë më të mirë.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Me angazhim të madh jemi duke vazhduar në realizimim e kërkesave të qytetarëve për një infrastrukturë më të mirë. 

Në kuadër të kësaj, nënkryetari Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë dalë në teren për të parë nga afër zhvillimin e punimeve të rrugëve në fshatrat Kostërc dhe Syriganë, si dhe punimet në rrjetin e ujërave të zeza në fshatin Turiqec dhe në Qytet.


MË SHUME NGA Nacionale