Komuna e Kaçanikut e përgatitur që të festojë 28 nëntorin
BKT
Kosovë

Komuna e Kaçanikut e përgatitur që të festojë 28 nëntorin

Ekzekutivi komunal u takua në mbledhjen e fillimjavës të fundit për muajin nëntor, kryesuar nga kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra. Me theks të veçantë në këtë takim u diskutuan përgatitjet përfundimtare që janë duke u bërë në shënimin festave të nëntorit.

Nën përkujdesjen e veçantë të Kryetarit Ilazi, në këtë përvjetor do të organizohen shumë aktivitete përkujtimore, kulturore artistike, të cilat do të fillojnë nesër ( 26 nëntor) me vizitën tashmë tradicionale në shtëpinë muze të dëshmorit Ismajl Raka, për të vazhduar më pas me aktivitete të tjera siç është përurimi i objektit të ri shkollor në fshatin Glloboçicë me 27 nëntor nga ora 11:00, ndërsa po në këtë ditë nga ora 18:00, do të mbahet Festivali garues i këngës popullore për fëmijë “ Kaçaniku Këndon”, kurse aktivitetet do të përmbyllen me 28 nëntor me manifestimin solemn tek Shtëpia e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” nga ora 14:00, ndërsa paraprakisht do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Në takimin e mëngjesit gjithashtu u diskutuan edhe aktivitetet e tjera, si dhe realizimi përfundimtar i projekteve të shumta kapitale për vitin 2019.


MË SHUME NGA Kosovë