Dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal krijon tollovi në QKMF

Dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal krijon tollovi në QKMF

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, gjatë ditës së sotme është krijuar tollovi e radhë të gjata të qytetarëve. Kjo pasi nga sot ka filluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal.

Vetëm deri në orën 14:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë për KosovaPress, kanë bërë të ditur se mbi 2 mijë persona i kanë marr vaksinat.

Disa herë ka qenë për ta marrë vaksinën kundër gripit sezonal, por tek sot Shemsi Fanaj e mori atë.

Ky i moshuar thotë se kjo vaksinë të cilën e merr qe disa vite, ka efekte pozitive tek ai kundër viruseve sezonale.

Vaksinën kundër gripit sezonal sot e mori edhe Njazi Miftari i cili tha se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ishte mjaftë i madh.

Ankesa për pritje kishte i moshuari Ali Mehmetaj, i cili kishte ardhur për t’u vaksinuar por për shkak të tollovisë ai nuk e mori vaksinën.

Sipas tij, meqenëse ato nuk i kanë marrë me kohë edhe e kanë humbur ndikimin e tyre, pasi që gripat tashmë veçse janë shpërndarë.

Shefi i Njësisë së Vaksinave pranë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Nexhmedin Hoti për KosovaPress, tha se sot ka nisur aplikimi i vaksinave kundër viruseve sezonale dhe deri në orën 14:00, në këtë qendër mjekësore janë vaksinuar mbi 2 mijë persona.

Sipas tij, fluksi i personave që duan të vaksinohen është mjaftë i madh dhe se nuk ka nevojë të nguten për t’u vaksinuar, pasi që periudha ideale për të marrë vaksinën është deri në fund të dhjetori.

Hoti tha se për komunën e Prishtinës janë në dispozicion 10 mijë doza të kësaj vaksine.    

Sipas Hotit, kjo vaksinë e siguruar këtë vit për 70 përqind është më efektive kundër gripit sezonal.

Këtë vaksinë mund ta marrin personat me sëmundje kronike si dhe të personave mbi moshën 65 vjeçare.

Të shtunën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka nisur shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat në Kosovë kishin arritur të premten.

Në njoftim thuhet se vaksinat që po i marrin qytetarët këtë vit janë katër shtamëshe dhe rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve sezonale.

Në funksion të parandalimit të gripit sezonal, ministria e Shëndetësisë i ka porositur 100 000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat janë siguruar  përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEFëit./KosovaPress/