Sokol Haliti tregon për projektet e organizatave në Komunën e Vitisë
Sharr Travel

Sokol Haliti tregon për projektet e organizatave në Komunën e Vitisë

Sokol Haliti, Kryetari i Komunë së Vitisë ka thënë se ata kanë bashkëpunime të shumta me organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ai në Sytë Shtatë të Klan Kosovës deklaroi se së fundi kanë fituar një projekt donacion nga Fondacioni i Mileniumit, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi punuar gjatë me organizatat ndërkombëtare ata kanë përmbushur kriteret tona, Vitia çdo herë ka pasë nevojë për projekte, ne kemi arritur bashkëpunime të shkëlqyeshme me organizata siç është Fondacioni i Mileniumit”.

“Neve na kanë penguar pak zgjedhjet ku është dashtë të pauzojmë pak. Por pas kësaj ne jemi rikthyer me investime kapitale, kemi bërë kontake, takime dhe kemi nënshkruar memorandume si atë për Qendrën e Kompetencës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, gjithashtu edhe Qendrën e Karrierës”.

“Gjithashtu ne kemi bërë investime edhe në infrastrukturë ku kemi zhvilluar si atë në administratë, në arsim , në shëndetësi dhe në rrugë”, tha Sokoli.


MË SHUME NGA Nacionale