Gjobit me 200 euro pronari që vendosi katër tavolina më shumë tek shëpizat
Sharr Travel

Gjobit me 200 euro pronari që vendosi katër tavolina më shumë tek shëpizat

Disa nga pronarët e shtëpizave që janë vendosur nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit për festat e fundvitit nuk po e respektojnë marrëveshjen me Komunën e Prishtinës.

Sipas Inspekcionit komunal në Prishtinë ata po vendosin më shumë tavolina nëpër hapësirat e tyre. e për këtë, Drejtoria e Inspeksionit po i ndëshkon ata që nuk po e përfillin marrëveshjen.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri, nëpërmjet Facebook-ut.

“Shfrytëzuesit e shtëpizave nëpër sheshe janë të obliguar ta zbatojnë marrëveshjen që e kanë nënshkruar me Komunën. Nuk mund të vendosin më shumë tavolina sesa ju takon, dhe duhet t’i mirëmbajnë ato!”- ka shkruar Tahiri.