Xhafer Tahiri raporton para qytetarëve
BKT
Kosovë

Xhafer Tahiri raporton para qytetarëve

Për punën, shërbimet aktivitet që ka kryer Komuna e Vushtrrisë, gjatë këtij viti, para qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, sot ka raportuar kryetari i komunës Xhafer Tahiri.

Në raportimin para qytetarëve, Tahiri ka folur për punën që ka bërë Komuna në këtë periudhë, duke u ndalur më shumë te investimet në bujqësi.

“Gjatë këtij viti është shtuar dukshëm përkrahja për fermerë, ku janë përkrahur 400 fermerë. Ndërsa po këtë vit kemi nënshkruar marrëveshjen e përbashkët të bashkëfinancimit me “Islamic Relief” në vlerë financiare prej 400 mijë Euro të investimeve në bujqësi ku do të përkrahen familjet vushtrriase”, ka thënë kryetari Tahiri.      

Ndërsa projektin më jetik për qytetarët e Vushtrrisë, Tahiri e ka vlerësuar projektin që tashmë ka filluar në kyçen e mbi 9000 familjeve në rrjetin e ujësjellësit. Si sukses të madh Tahiri ka vlerësuar edhe projektin për menaxhimin, por edhe ndarjen e mbeturinave të riciklushme në burim, për të cilën tha se ka mbështetje dhe është vlerësuar shumë pozitiv edhe nga qeveria gjermane. 

Kreu i komunës, ka folur edhe për investimet e shumta në shëndetësi si renovimin dhe transformimin e Qendrave të Mjekësive Familja, rritjen e numrit të vizitave mjekësorë, në drejtorin e arsimit siç janë politikat e reja në arsim sigurimi i shujtave dhe sigurimi shëndetësor për nxënësit e shkollave profesionale, po ashtu edhe disa projekte të rëndësishme të realizuara nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit me fokus të posaçëm për rregullim të infrastrukturës si dhe në koordinim me UN-Habitat krijimin e databazës me të dhënat e mbledhura nga tereni për hartimin e Hartës Zonale Komunale si dhe përmendi përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetaret tanë nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadaster dhe Pronë, nga drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport si projekte më të mëdha u përmendën ndërtimi i fushave sportive si dhe investimi në stadiumin e qytetit po ashtu është hap për here të parë në Vushtrri zyra për turizëm etj.

Kryetari Tahiri po ashtu potencoi se si Komune kemi pranuar mirënjohje dhe kemi çmime nga organizatat e huaja dhe ato vendore për transparencë në shpenzimin e buxhetit si dhe ai përmendi edhe shume projekte të tjera të realizuara gjatë vitit 2019 e të cilat janë në funksion të qytetarëve të Vushtrrisë

Por krahas sukseseve, ai ka thënë se Vushtrria vazhdon të ketë disa probleme.

“Kemi ende probleme të shumta, por jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e tyre”, ka thënë Tahiri në tubimin e dytë publik me qytetarë për këtë vit.

Nga ana tjetër qytetarë që ishin pjesëmarrës në këtë takim, i kanë vlerësuar investimet që janë bërë, por gjithashtu edhe kanë bërë kërkesa që kryesisht kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës në lagjet dhe fshatrat e tyre.

Ndërsa Sabedin Haxhiu, banor i fshatit Smerkonicë, u shpreh i kënaqur me punën e komunës  për vazhdimin e punës  për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit pas dy vitesh ndërprerje, mirëpo ai shprehu pakënaqësi pasi që njëri ekip i kompanisë e ka ndërprerë punën, prandaj kërkoi nga komuna që të mbikëqyrën këto punime dhe të vazhdohet ky projekt deri në përfundim.

Po ashtu edhe Hamëz Makiqi, kryetar i Këshillit të fshatit Reznik, e përgëzoj komunën për transparencë gjatë këtij viti  dhe foli për projektet e suksesshme që i ka përfunduar si në fshatin e tij asfaltimi i 7 rrugëve, 4 fermer janë stimuluar me makina për mjeljen e lopëve, dy fermer me serra  si dhe trotuar në afërsi të shkollës, etj.

Ai po ashtu i paraqiti edhe disa prioritete në vazhdimësi që ka ky fshat ndër te cilat është edhe ndërtimi i fushës sportive.


MË SHUME NGA Kosovë