Kopshti “Fatosat” pranojnë donacion nga grupi “Balfin”
Kopshtit “Fatosat” në komunën e Prishtinës sot iu shtuan një pajisje për filtrimin e ajrit nga “Neptun” dhe shumë lodra nga “Jambo”.
Drejtoresha e çerdhes “Fatosat”, Vlora Maliqi-Abdullahi, u shpreh shumë falënderuese ndaj donacionit.
Ajo tha se aparati për filtrimin e ajrit ka qenë shumë i nevojshëm në institucionin që drejton, ndërsa dhuratat kanë gëzuar fëmijët.
“Jemi me fat që sot jeni edhe ju pjesë e ceremonisë së donacionit, dhuruar nga ‘Jambo’ dhe ‘Neptun’, njëherit më lejoni të shfrytëzoj rastin që në emër të Komunës së Prishtinës t’ju falënderoj për donacionin e dhuruara për institucionet parashkollore ku përfshihen institucioni parashkollor ‘Fatosat’, ‘Dielli’, ‘Yllka’ dhe ‘Ardhmëria’ [...] Donacioni është një aparat për filtrimin e ajrit që është më se i nevojshëm për institucionet parashkollore dhe ‘Jambo’ dhuron lodra për fëmijë që edhe ato janë të nevojshme, jemi shumë mirënjohës për donacionin”, u shpreh Abdullahu.
Përfaqësuesja e grupit “Balfin” ku bëjnë pjesë kompanitë “Jambo” dhe “Neptun”, Kaltrina Hoxha, deklaroi se në vazhdimësi kanë bërë dhurata.
“Ne si ‘Neptun’ dhe ‘Jambo’, pjesë e grupit ‘Balfin’, në vazhdimësi të projektit të vjetshëm, kemi vendosur që edhe këtë vit te bëjmë dhurimin e një pajisje për pastrimin e ajrit duke parë vlerat e larta të ndotjes së ambientit, në bashkëpunim me partnerin ton ‘Roventa’, si dhe t’i gëzojmë fëmijët me lodra nga ‘Jambo’ për festat e fund vitit”, tha Hoxha























