Komuna e Prishtinës largon disa pengesa në hapësirat publike
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës largon disa pengesa në hapësirat publike

Pas përfundimit të investimit të Komunës së Prishtinës në rrugën “Xhemajl Mustafa”, drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, thotë se ka filluar menjëherë uzurpimi i hapësirave publike, por që sot janë larguar nga inspektorët.

Tahiri deklaroi se uzurpatorët janë identifikuar dhe nuk do të tolerohen rastet e tilla.

Postimi i plotë i Tahirit:

E turpshme!

Sapo përfundoi investimi i Komunës, filloi uzurpimi i hapësirës publike.

Sot inspektorët e zonës i larguan këto pengesa nga rruga Xhemajl Mustafa.

Uzurpatorët janë identifikuar – NUK DO T’I TOLEROJMË RASTET E TILLA!


MË SHUME NGA Kosovë