Hoti nxënësve në Kaçanik: Suksesi juaj është i pagabueshëm

Hoti nxënësve në Kaçanik: Suksesi juaj është i pagabueshëm

Koordinatori Hoti ka shpërndarë 182 sete të librave për nxënësit fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë në Komunën e Kaçanikut.

“Jam i lumtur që sot kam mundësi të ju jap si dhuratë libra nga autorë me renome botërore si shpërblim të mundit tuaj. Unë e di se ju vini nga familje të ndryshme të cilat mund të kenë probleme të ndryshme, por ju nxënës të dashur përmes leximit do ta keni mundësinë t’i bëni zgjedhjet më të mira për jetën tuaj. Të dashur nxënës, përmes leximit do të mund t’i bëni të gjitha plotësimet në jetën tuaj sepse leximi është magjia më e bukur që ju e keni në duar. Mos hezitoni, sepse përmes leximit nesër do të jeni personalitetet më të rëndësishme. Do të keni mundësi të keni merrni vendime për veten, familjen, shoqërinë dhe shtetin tuaj. Këto libra janë ekskluzivisht për ju pas një procesi të garës në të cilën sigurisht se ka pasur gabime nga ana jonë, e komunës apo DKA-së, por suksesi juaj është i pagabueshëm dhe kjo është më e bukura”, tha sot Koordinatori Hoti.

Këto deklarata Koordinatori Hoti i bëri gjatë shpërndarjes së 182 seteve të librave në vlerë prej 50 eurosh për nxënësit fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë në Komunën e Kaçanikut.

Edhe Drejtori Komunal i Arsimit, Zahir Doda tha se ndjehet i kënaqur me rezultatet e arritura nga garat nacionale ndërkohë që falënderoi Hotin për shpërblimet e vlefshme për nxënësit.

Komuna e Kaçanikut ka pasur 1205 nxënës fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. 19 në nivelin republikan, 123 në nivelin komunal dhe 1063 fitues në nivelin shkollor të garës. Të gjithë këta nxënës janë shpërblyer nga KNKRS.      

  


MË SHUME NGA Nacionale