Konfiskohen produkte ushqimore me afat të skaduar në Skenderaj
BKT
Kosovë

Konfiskohen produkte ushqimore me afat të skaduar në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se po vazhdon inspektimi i marketeve dhe konfiskimi i produkteve ushqimore me afat të skaduar, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të komunës sonë.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Po vazhdon inspektimi i marketeve dhe konfiskimi i produkteve ushqimore me afat të skaduar, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të komunës sonë.

Këtë javë inspektorët komunal kanë konfiskuar sasi të produkteve ushqimore me afat të skaduar në disa markete si: “Labi Market” dhe “Market New York” në Skenderaj, “Market Demping” në Vitak si dhe “Vëllezërit Gashi” në Kopiliq.

Zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është përgjegjësi ligjore e kushtetuese.


MË SHUME NGA Kosovë