16:51 / 09.02.2020
Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kamenicës
Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë ka njoftuar se nga nesër (e hënë) fillon procesi mësimor në të gjitha nivelet shkollore.
Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësimor në të gjitha nivelet shkollore.
Mësimi ishte ndërprerë të enjtën më 06 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.
Për shkak të motit të ligë, ndërprerje të mësimit kishte pasur edhe në komunën e Dragashit e Istogut.























