Riviani ka filluar ndërtimin e furgonëve, ransportojnë porositë e Amazon

Riviani ka filluar ndërtimin e furgonëve, ransportojnë porositë e Amazon

Për nevojat e Amazon, do të ndërtohen 100 mijë furgonë Prime

Në mënyrë që të japë kontribut në mbrojtjen e ambientit, Amazon ka kërkuar që të vë në prodhim furgonë që mbushen me rrymë, të cilat kanë nisur të ndërtohen nga Riviani më Bazë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Këta furgonë, do ta kenë platformën e re “scateboard”, që është përdorur te R1T dhe R1S, si dhe te furgoni katërt nga Lincoln. Por, pos këtyre të dhënave, nuk ka specifika tjera.

Megjithatë, Riviani ka shfaqur formën që do ta kenë këta furgonë, që do të jenë në tri versione, që t’i përshtaten sa më mirë pakove që do të dërgohen.

Sikurse forma që do të ketë, ashtu edhe autonomia do të ndryshojë, sepse do të ketë kapacitete të ndryshme të baterive. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, Riviani do t’i prodhojë 100 mijë furgonë të tillë, që do të kenë teknologji të lartë.

Të integruar në këtë furgon, është freni automatik për emergjenca, asistenti për përcjelljen e shiritit, detektori i kalimtarëve dhe njoftuesi që shikon për dritat sinjalizuese. Sikurse që pritej, brenda do të jetë asistenti digjital Alexa, që aktivizohet me zë.


MË SHUME NGA Auto