Modeli Q3 është po aq i sigurt sa edhe makinat e mëdha të Audit

Modeli Q3 është po aq i sigurt sa edhe makinat e mëdha të Audit

Ky crossover i vogël, është po aq i sigurt sa edhe makinat e mëdha.

Megjithëse në makinat e reja, është bërë thuajse standarde, që të kenë siguri të lartë që vlerësohet me maksimumin e pikëve, këto makina po shtojnë edhe përbërës shtesë, që ia rrisin sigurinë një makine.

Në mesin e tyre është edhe modeli Q3, të cilin National Highway Trafic Safety Administration e vlerësoi me pesë yje që është maksimumi i pikëve për siguri të lartë.

Vlerësimi është bërë si për versionin e vitit të kaluar, po ashtu edhe atë të ri, ndërsa e vë këtë crossover të vogël në një nivel më Audi Q5. Derisa, për Audi Q3 duhet paguar 32 mijë euro, që është mbi nëntë mijë euro më i lirë se Q5, që ka po ashtu siguri të lartë.

Teknologjia e re e ndërtimit, ka bërë që në Q3 të krijohet një formë e re e sigurisë, që mund të ndjejë, para se të shkaktohet ndonjë aksident. Sapo të jetë hetuar se mund të ketë ndonjë përplasje, mbyllen automatikisht të gjitha dritaret, përfshirë edhe ajo e kulmit, ndërsa tendoset rripi i sigurisë.

Kamera në pjesë e përparme dhe disa radarë që ia janë shtuar, kanë bërë që të hetohet çdo skenar i mundshëm dhe të njoftohet shoferi.

Janë tetë airbag që hapen nëse ndodhë ndonjë aksident, në mënyrë që të pranishmit në Audi Q3, të shpëtojnë të pa lënduar dhe me gjendje të mirë. 


MË SHUME NGA Auto