Ashkalinjtë shënuan Ditën e Flamurit, Ferizaj shembull i bashkëjetesës

Ashkalinjtë shënuan Ditën e Flamurit, Ferizaj shembull i bashkëjetesës

15 shkurti paraqet datën më të rëndësishme kombëtare të komunitetit ashkanli. Është festa kombëtare – Dita e Flamurit Ashkali. Për këtë sot në sallën “Bill Clinton” në Ferizaj u mblodhën pjesëtarë të komunitetit ashkali jo vetëm nga Ferizaj por nga e gjithë Kosova për ta shënuar me këngë, valle e fjalime të lidershipit të komunitetit, këtë festë kombëtare të popullit ashkanli.

Ishte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi e cila në emër të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu përshëndeti këtë organizim dhe vuri theksin tek bashkëpunimi e bashkëjetesa shembullore që ka ky komunitet në Ferizaj. Madje ajo si shembull të mirë bashkëpunimi, përmendi ekzekutivin e Komunës që përbëhet edhe nga nënkryetari për komunitete, Florim Bajrami, tregues ky i përfshirjes politike e vendimmarrjes direkte të lidershipit të komunitetit ashkanli në Ferizaj me fokus përmirësimin e mirëqenies ekonomike e sociale.

Në këtë ngjarje ku të pranishëm ishin qindra qytetarë, pjesëmarrës ishin edhe personalitete nga jeta publike, politike, drejtues e përfaqësues të institucioneve shoqërore, politike, të partive politike të komunitetit ashkanli dhe të tjera.


MË SHUME NGA Nacionale