Shembet edhe një pjesë e Hotel Adriatikut në Mitrovicë

Shembet edhe një pjesë e Hotel Adriatikut në Mitrovicë

Është shembur edhe një pjesë e ish-hotel “Adriatikut”, në Mitrovicë.

Ndërtesa e vjetër, shembja e një pjese të së cilës mori jetën e një të riu nga Mitrovica, ka pësuar edhe një dëmtim tjetër.

Kësaj radhe, shembja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona afër.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Nuk raportohet për të lënduar. Nga të dhënat e para thuhet se ish-objekti i hotel Adriatikut ka pasur shembje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Theksojmë se, një vit më parë ishte shembur një pjesë e të njëjtit hotel dhe si pasojë e shembjes pas lëndimeve të marra pasi kishte mbetur nën rrënoja kishte vdekur një punëtor, Lavdim Behrami.

Trupi i tij ishte nxjerrë nga njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës më 23 prill 2019.


MË SHUME NGA Nacionale