Vazhdojnë shkyçjet e konsumatorëve borxhlinj nga ujësjellësi

Vazhdojnë shkyçjet e konsumatorëve borxhlinj nga ujësjellësi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ( konsumatorë shtëpiak dhe komercial/ industrial ) është duke vazhduar.

Me shkyçje nga shërbimet po përballet secili konsumatorë që ka borxhe mbi 100 euro.

Ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë me dije se “ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit ( shkyçje  individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat etj) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë: (shkyçja dhe rikyçja e ujit …….. 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar)”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”  thekson se iu ka ofruar konsumatorëve bashkëpumin dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi.


MË SHUME NGA Nacionale