Hiper-makina revolucionare nga Aston Martin testohet nga shoferët e F1

Hiper-makina revolucionare nga Aston Martin testohet nga shoferët e F1

Shoferi i F1, Max Verstappen mendon se kjo hiper-makinë do të jetë e çmendur.

Janë bërë katër vite, që kur u prezantua Aston Martin Valkyrie, që në atë kohë njihej si AM-RB 001.

Tani që kjo hiper-makinë revolucionare, nuk është ende e gatshme për prodhim, ka arritur në një nivel shumë më të lartë të zhvillimit.

Në mënyrë që të sigurohet se gjithçka është gati, që Valkyrie të lëviz me suskesin e duhur në pista, janë bërë tri të rëndësishme nga shoferët e F1, Max Verstappen dhe Alex Albon.

Kjo hiper-makinë, po konsiderohet si revolucionare, sepse është e fokusuar në pista, ndërsa është edhe legale për rruge, andaj duhet ta ketë aprovimin e shoferëve të F1 që janë ekspertë në këtë fushë.

Para se Aston-Martin Valkyrie, të dërgohet te blerësit gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, do t’i nënshtrohet edhe tetë testimeve tjera të vështira, në mënyrë që gjithçka të jetë në nivelin e duhur.

Deri më tani, bazuar në vlerësimet e shoferit Verstappen, Valkyrie është konsideruar si e çmendur dhe një makinë që është shumë e mirë.


MË SHUME NGA Auto