Cadillac sjell makinën e parë elektrike

Cadillac sjell makinën e parë elektrike

Në prill, prodhuesi tradicional do të prezantojë makinën e tij të parë plotësisht elektrike.

Cadillac ka qenë sinonim i makinave të mëdha që nga vitet ’50 dhe së shpejti do të ketë edhe makina elektrike të mëdha, të prodhuara nga prodhuesi amerikan.

Steve Carlisle, president i Cadillac ka thënë se makina e parë nga Cadillac do të paraqitet në prill, transmeton Telegrafi.

Dhe siç ka thënë vetë kompania, vetura e parë elektrike do të jetë një SUV.

Cadillac publikoi një foto në janar të vitit 2019 ku tregon një model të SUV-it elektrik.

Carlisle tha në atë kohë që makina përdor platformën BEV3. Dhe modelet e tjera të Cadillac duhet të bazohen në këtë platformë.

Cadillac ka njoftuar se deri në vitin 2030, shumica e modeleve do të jenë vetura elektrike.


MË SHUME NGA Auto