Maserati njofton si e ka quajtur makinën e re sportive

Maserati njofton si e ka quajtur makinën e re sportive

Tashmë dihet si është quajtur, por dukja e kësaj makine mbetet mister

Kanë filluar ndryshimet e mëdha në Maserati, duke filluar nga zëvendësimi i Maserati Gran Turismo, që është vjetruar në masë të madhe.

Por, para se kjo të ndodhë, është njoftuar se modeli i ri do të quhet MC20, që nënkupton Maserati Corse 2020.

Në një filmim të shkurtër, prodhuesi italian ia ka mbajtur fshehur dukjen që do ta ketë, por shihet nga larg një derë që duket se ha hapje vertikale.

“Super-makina sportive, që do të na bashkojë me trashëgiminë tonë në garat me makina. Do të na fuqizojë, për të ardhmen”, thuhet shkurt në përshkrimin e modelit.

Derisa dukja e makinës mbetet mister, dihet se do të prezantohet gjatë muajit mars në Modena të Italisë.


MË SHUME NGA Auto