Mercedes do të prezantojë disa vetura të rëndësishme në Geneva Motor Show

Mercedes do të prezantojë disa vetura të rëndësishme në Geneva Motor Show

Disa modele të reja do të prezantohen nga Mercedes, krahas versioneve të reja të makinave.

Kanë mbetur më pak se dy javë, prej kur do të fillojë Geneva Motor Show dhe Mercedes ka bërë të ditur, se në këtë aktivitet do t’i prezantojë disa modele të rëndësishme.

Si më e rëndësishmja, konsiderohet Mercedes-Benz E-Class, që ka pësuar ndryshime të dukshme, në krahasim me modelin aktual.

Dukja e E-Class ka pësuar ndryshime të dukshme, derisa sistemi i funksionimit të brendshëm është bërë hibrid që mbushet me rrymë. Krahas këtij versioni, Mercedes do ta sjellë edhe përditësimin që ka bërë në E63 AMG.

Janë dy makina SUV, që Mercedes do t’i prezantojë në këtë aktivitet, njëri prej të cilëve është GLE 63 S Coupe, ndërsa nuk dihet pre tjetrin, por ka mundësi të jetë GLB 45 apo GLA 45.