Komuna e Kaçanikut ndanë 50 bursa për studentët kaçanikas

Komuna e Kaçanikut ndanë 50 bursa për studentët kaçanikas

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ka ndarë nga buxheti komunal për vitin 2020, 20 mijë euro për bursa studentore.

Në mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal, drejtoria për Arsim dhe Kulturë bëri të ditur se tashmë konkursi është i hapur për të gjithë studentët, të cilët plotësojnë kushtet e parapara, ndërsa do të përfitojnë 50 studentë.

Ndarja e bursave studentore tashmë është bërë traditë në qeverisjen lokale, ku ndër vite shumë student kaçanikas kanë përfituar nga këto bursa të cilat sado pak kanë lehtësuar barrën studentore, ndërsa ky subvencionim po bëhet me qëllim të përkrahjes së shkollimit të të rinjve.


MË SHUME NGA Nacionale