Shkumbin Gashi jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Pejës

Shkumbin Gashi jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Pejës

Shkumbin Gashi nga sot nuk është më nënkryetar i Komunës së Pejës.

Ai ka dorëzuar dorëheqjen tek Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Dorëhejqa ka ardhur për shkak se Gashi, do të marrë funskionin e Deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDk-së, pozicion të cilin nuk kishte arritur ta fitonte drejtpërdrejt në zgjedhjet e 6 Tetorit dhe tani ngritja ka pasuar si rezultat i dorëzimit të mandatit të disa deputetëve të këtij subjekti të cilët kaluan në poste ministrore.

Shkumbin Gashi ka qenë në mesin e pesëshes në pritje nga LDK, për tu bërë Deputet.

Postin e nënkryetarit të Komunës së Pejës, Gashi e mbajti që nga mandati i parë i Gazmend Muhaxherit në krye të komunës së Pejës.

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, në faqen zyrtare në facebook, me çrast e ka falënderuar Gashin për punën dhe kontributin e tij.

Postimi i plotë:

“Sot prita në takim Nënkryetarin e deritanishëm të Komunës së Pejës, z. Shkumbin Gashi, i cili e dorëzoi dorëheqjen nga kjo pozitë për të vazhduar si deputet i zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës. E faleminderova për bashkëpunimin, duke i uruar suksese në pozitën e re!”-ka shkruar Muhaxheri.


MË SHUME NGA Nacionale