Shefi i asamblistëve të LDK-së në Podujevë kalon në LVV

Shefi i asamblistëve të LDK-së në Podujevë kalon në LVV

Tash që kur kanë mbetur edhe pakë ditë nga zgjedhjet në Komunën e Podujevës, një figurë kyçe nga radhët e LDK-së ka kaluar në LVV.

Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë.

“Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare”, thuhet në një komunkatë të Levizjes Vetvendosje.

Aktualisht, Fetahu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”.


MË SHUME NGA Nacionale