11:45 / 28.02.2020
VIDEO- Abdullahu: Të jemi racional në shfrytëzimin e ujit të pijshëm
Mungesa e reshurave të borës për këtë vit, ka bërë që të mund të rrezikohet furnizim 24 orë me ujë në Prishtinë.
Ilir Abdullahu, kryeshef Ekzekutiv i Ujësjellësit ”Prishtina”, tha se po mundohen të ketë ujë të pijshëm për 24 orë.
“Ne duhet të edukohemi për ujin e pijshëm dhe të jemi racional në shfrytëzimin e tij", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se po mundohen të mos krijojnë pakënaqësi nga qytetarët në furnizimin me ujë, edhe pse mungesa e reshjeve e ka bërë të veten.























