Përmisohet niveli i ujit të pijëshem pas reshjeve të shiut dhe borës
Pas reshjeve të fundit të shiut e borës në Kosovë, gjendja e furnizimit me ujë të pijes në rajonin e Gjilanit ka filluar të përmirësohet. Kështu bëri të ditur për Radio Kosovën drejtori i Ujësjellësit Rajonal “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, i cili tha se niveli i ujit në liqenin e Perlepnicës është rrit për gati 3 metra. Megjithatë, ai tha se reduktimet më të lehta janë duke vazhduar.
Niveli i ujit në pendën e Liqenit të Perlepnicës në Gjilan është rritur për gati 3 metra pas reshjeve të fundit të shiut e borës, bëri të ditur drejtori i Ujësjellësit Rajonal “Hidromorava”, Muhamet Suliqi.
Ai tha për Radio Kosovën se me fillimin përmirësimit të gjendjes me ujë në liqen kanë filluar të zvogëlohen edhe reduktimet për banorët, mirëpo shtoi se reduktimet do të vazhdojnë deri në mbushjen maksimale të liqenit.
“Në komunën e Vitisë gjendjen e kemi stabile, edhe në Komunën e Kamenicës është stabile, ndërsa në Komunën e Gjilanit, thatësirën që e kemi pasur, këto ditë që kemi të reshura atmosferike, niveli tek penda është ngritur për 2,70 metra, çka do të thotë prej 7,30 që ka qenë minimal, është rritë në 10 metra. Sa i përket planit të reduktimeve ai është duke u zbatuar prapë” tha Suliqi.
Suliqi tha se tashmë ka filluar edhe funksionalizimi i disa puseve për ujë të pijes të cilat janë hapu nga Ujësjellësi në bashkëpunim me Komunën, projekt i cili ka kushtuar rreth 200 mijë euro.
“Janë rehabilitua tri puse të FSK-ja, prej tyre dy i kemi funksionale, ndërsa një pritet shumë shpejt të aktivizohet vetëm po priten analizat e ujit. Ndërsa tek fidanishtja e kemi bërë hapjen e dy puseve dhe jemi duke e pritur vetëm analizat e ujit. Kanë përfunduar 90 për qind e punëve vetëm presim prej Institutit që të na sjellin rezultatet e ujit dhe nëse dalin analizat pozitive brenda kufijve të UA atëherë ne i aktivizojmë menjëherë”, shtoj Suliqi.
Qytetarët e rajonit të Gjilanit muajve të fundit janë përballë me mungesë të ujit të pijes, pasi që Liqeni i Perlepnicës prej nga furnizohen me ujë ka pësuar rënje të kosiderueshme nën nivelin minimal.























