22:49 / 09.03.2020
Shpend Ahmeti njofton se kjo rrugë në Prishtinë do të mbyllet për 30 ditë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se për shkak të punimeve në terren që nga nesër, rruga “Perandori Justinian” nga kryqëzimi me rrugën “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave për 30 ditë.
Qarkullimi në këtë rrugë sipas Ahmetit do të jetë i mbyllur për qarkullim të veturave, për 30 ditë, për aq sa do të zgjasin punimet në terren.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Rruga “Perandori Justinian” nga kryqëzimi me rrugën “Nazmi Mustafa” , që nga nesër, 10 mars, do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave për 30 ditë, sa do të zgjasin punimet në terren.
Gjatë kësaj kohe, ju lutemi të shfrytëzoni rrugët tjera për qarkullim në këtë pjesë!
Ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin!























