Bentley arsyeton çmimin marramendës të Mulliner Bacalar

Bentley arsyeton çmimin marramendës të Mulliner Bacalar

Gjatë javës së kaluar, Bentley e ka shpalosur dukjen që e ka Bacalar, makina mbresëlënëse e dizajnuar nga divizioni Mulline.

 

I bazuar në Bentley Continental GT Convertible, dizajni special i këtij modeli është i frymëzuar nga EXP 100 GT, me brendi që ka nivel të lartë luksi dhe motor 6.0 litra W12 që prodhon 650 kuaj fuqi.

Prodhimi i Bentley Bacalar është i limituar në vetëm 12 njësi, ndërsa asnjë prej tyre nuk do të del në shitje, sepse do të shkojë direkt te klienti që e ka blerë, shumë kohë më parë.

Automotive News Europe raporton se për këtë makinë, duhet paguar 1.7 milion euro, që është një çmim shumë i lartë, por Bentley ka gjetur arsyetimin e duhur.

“Vlera e vërtetë, ne besojnë se është në aplikimin e materialeve të shkëlqyeshme dhe tepër të rralla, si dhe qëndrueshmëria e punimeve që janë realizuar me përfundime të përkryera”, ka thënë drejtori i përgjithshëm në Bentley, Adrian Hallmark.

Modele tjera speciale, që janë prodhuar nga Bentley janë edhe R-Type Continental në vitin 1950 dhe State Limousine, që në vitin 2002 i është dhuruar Mbretëreshës Elizabeta II-të për të ashtu quajturin jubile të artë.

“Që atëherë kanë kaluar 20 vjet, ndërsa bota e automobilizmit ka lëvizur në masë të madhe. Ajo që atëherë kushtonte 150 mijë euro, sot është asgjë, andaj e krijuam këtë model të ri”, ka shtuar Hllmark.

Të gjitha këtij, janë bërë për nderë të 460 vjetorit, që kur Mulliner ka filluar të ndërtojë makina të ndryshme që janë përdorur për transport.


MË SHUME NGA Auto