Koenigsegg prezanton automobilin hipersportiv me 1700 kuajfuqi

Koenigsegg prezanton automobilin hipersportiv me 1700 kuajfuqi

Koenigsegg Gemera është automobili familjar hipersportiv me 1700 kuajfuqi.

Prodhuesi suedez i veturave supersportive të serive të vogla ka prezantuar këtë model me katër ulëse. Pasi autosalloni i Gjenevës u anulua për shkak të Koronavirusit Koenigsegg e prezantoi modelin e vet më të ri online, kurse prezantimi u bë në shtandin e këtij prodhuesi në Gjenevë por pa praninë e gazetarëve dhe publikut.

Edhe pse modeli i ri i ka ruajtur disa elemente stilistike të veturave të mëhershme të këtij brendi, fjala është për një automobile  tërësisht të ri nga ajo që jemi mësuar të shohim nga ky prodhues. Modeli Gemera është automobili i parë me katër ulëse nga kjo kompani dhe Koenigsegg e quan atë një mega GT automobil. 
Përkundër zgjatjes së karoserisë në mënyrë që brenda të akomdohen 4 persona, shumë pak kompromis është bërë në këtë drejtim me qëllim ruajtjen e identitetit të markës, kështu që kanë mbetur edhe më tutje dyert qe hapen në mënyrë vertikale sikur tek modelet me dy ulëse nga ky prodhues. Hapësirë për akomodimin e katër personave në kabinë ka mjaftueshëm për shkak të distancës ndërmjet boshteve e cila është tri metra. 
Brendia e ketij automobili nuk është tërësisht spartane sikur te disa automobilë klasik supersportiv, mirëpo udhëtarët mund të përjetojnë opcione të shumta si sistemi multimedial me ekran të përparmë dhe të pasëm, internetit ëireless, audio sistemit premium me 11 altoparlantë, opcionin apple car play që mund të konektohet me smartfon e deri te kondicioniri i ajrit trezonal. Në vend të retrovizorëve klasik të jashtëm me pasqyrë, aty janë dy kamera nga të cilat pamjet shfaqen në dy display digjital në këndet e përparme të kokpitit.
Gemera arrin fuqinë e pergjithshme prej 1700 kuajfuqi me rrotullim maksimal 3500 njuton-meter. Është interesant fakti se në zemër të sistemit twin turbo gjendet motori 3 cilindrik me benzinë 2.0 litërsh të cilin e ndihmojnë 3 elektromotorë. Ky motor trecilindrik prodhon 600 kuajfuqi kurse fuqinë tjetër prej 1100 kuajfuqi e gjenerojnë motorët elektrik.
Edhe performancat e ketij automobile janë shumë mbresëlënëse. Shpejtësinë prej 100 km/h e arrin prej 1.9 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 400 km/h. Nëse vozitet vetëm me ndihmën e elektromotorrëve shpejtësia mund të zhvillohet deri ne 300 km/h.
Gemera posedon edhe sistemin e drejtimit në katër rrotat që këtij automobili i ndihmon shumë që të kthehet gjatë shpejtësive të mëdha. Koenigsegg planifikon që të prodhoj 300 vetura të këtilla dhe çmimi fillestar për një të tillë do të jetë hiq më pak se 1 milion dollar.


MË SHUME NGA Auto