Gemballa me modifikime shumë atraktive në një Porsche 911

Gemballa me modifikime shumë atraktive në një Porsche 911

Me këtë veturë, është e mundur shëtitja nëpër të gjitha terrenet

Në 40 vitet e fundit, Gemballa sa sjellë disa prej modifikimet më të mahnitshme në makinat Porsche.

Tani, është punuar në një model 911, që është kthyer në një makinë shumë atraktive dhe e fuqishme për të gjitha terrenet, teksa është quajtur Porsche 911 Safari.

Që nga viti 2016, Gemballa ka pasur plane që ta ndërtojë këtë makinë, të cilës i janë shtuar rrotat e mëdha derisa i janë zëvendësuar disa pjesë me panele të lehta alumini. Por, vetëm tani është vendosur që të hyjë në prodhim, prej nga nuk do të del para dy vitesh.

Detajet mungojnë, por në bazë të skicave të shfaqura, shihen mbrojtëset  fuqishme, platforma më e lartë si dhe rrotat që e mundësojnë kalimin nëpër çdo rrugë.

Brenda pritet ta ketë motorin me 818 kuaj fuqi, që i mundëson që ta arrijë shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 2.3 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 370 kilometra në orë.

Sipas të gjitha gjasave, Gemballa do të punojë edhe një version me 1,000 kuaj fuqi, që pritet të ofrojë përformacë edhe më të mirë. 

 


MË SHUME NGA Auto