Realiteti virtual po ndihmon shumë në shitjet e Porsche Taycan

Realiteti virtual po ndihmon shumë në shitjet e Porsche Taycan

Porsche është në mesin e prodhuesve të fundit, që ka vendosur të përdorë realietin virtual, për të shitur vetura dhe suksesi që po arrin është shumë i lartë.

Me mundësinë që të mbushet në tërësi me rrymë dhe kabinën me teknologji të lartë, Taycan është një prej makinave më të mira që Porsche i ka prodhuar deri më tani për treg të gjerë.

Si një veturë, që i ka të gjitha përfundimet e realizuara me kujdes, kërkon edhe një hapësirë të mirë për ekspozim, por prodhuesi gjerman ka gjetur një formë tjetër të prezantimit.

Nëpërmjet realitetit virtual, të gjitha të interesuarit mund ta shohin në detaje këtë makinë, madje edhe ta dëgjojnë se si tingëllon në lëvizje.

Të interesuarit, mund të shkojnë në qendrën me të afërt të Porsche dhe të shohin nga afër edhe motorin e makinës, si dhe sistemin e funksionimit.

Inxhinierët e Porsche kanë bërë edhe simulime të ndryshme, që tregojnë edhe për aerodinamikën e Taycan, si dhe mënyrën se kjo e rritë shpejtësinë dhe ia bën përformancën edhe më të mirë.


MË SHUME NGA Auto