McLaren F1 është mundur nga Model 3

McLaren F1 është mundur nga Model 3

Në pistën e Tsukuba, Tesla Model 3 Performace ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Gjatë muajit të kaluar, Tesla Model 3 ka qenë lajm kryesor, për arritjen e shpejtë të përfundimit të xhiros së Tsukuba Circuit në Japoni, për 1:04.7 që për një të dhjetën nuk arriti ta mposhtë McLaren F1.

Por, versioni Performace që e kreu të njëjtën xhiro, arriti ta përfundonte për 1:03.3 duke e mundur McLaren F1 për 1.3 sekonda.

Ky nuk ishte një Model 3 për shitje, por makinë që Tesla e përdorë për teste të ndryshme, por që kishte mangësi të konsiderueshme.

Në kushte më të favorshme edhe në këtë formë ka mundur të përfundonte edhe më mirë, së paku për një sekondë.

Makina e ka pasur sistemin për ngasje në rrugë dhe nuk ishte e fokusuar për pista, rrotat ia ka pasur të  Porsche 911 GT3 RS dhe shoferi nuk ishte profesionist që nget makina që mbushen me rrymë.

Sikur të gjitha këto të ishin ndryshe, që mund të realizohen brenda një kohe, kjo Tesla mund të arrinte rezultatet edhe më të mira.


MË SHUME NGA Auto