Komuna e Mitrovicës formon shtabin komunal për parandalimin e koronavirusit
BKT
Kosovë

Komuna e Mitrovicës formon shtabin komunal për parandalimin e koronavirusit

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot ka mbajtur mbledhje të radhës me Bordin e Drejtorëve, me ç’ rast kanë formuar shtabin komunal për koordinimin e aktiviteteve preventive për parandalim të virusit COVID-19.

Me këtë rast, Mujka, bënë të ditur se shtabi komunal do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë dhe të veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar.

Po ashtu ai kërkoi nga akterët komunal të përfshirë në shtab që të përcjellin në çdo kohë kërkesat dhe rekomandimet e Qeverisë së Kosovës, dhe institucionet më të larta shëndetësore, me qëllim që të jenë në nivel të detyrës.

Tutje, Mujka ka kërkuar nga inspektorët komunal të jenë në terren, për t’i monitoruar bizneset dhe për çdo ngritje të çmimit do të ndërmerren veprimet e nevojshme konform ligjit, transmeton Klan Kosova.


MË SHUME NGA Kosovë