Ndalet edhe qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë-Pejë
Pas vendimeve të fundit që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, edhe menaxhmenti i hekurudhave të Kosovës, Trainkos ka ardhur me një vendim.
Sipas tyre që nga nesër do të ndalet qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë-Pejë-Prishtinë, vendim ky që do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.
"Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos Sh.A njofton të gjithë qytetarët që në hamroni me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe gjendjes së krijuar ka marr vendim që të ndal qarkullimin e trenit të udhëtarëve në relacionin Prishtinë-Pejë-Prishtinë nga data 14.03.2020 ky vendim mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhes.
Po ashtu ju njoftojmë që treni i cilit niset nesër nga Peja në drejtim të Prishtinës, nuk do të bartë asnjë udhetarë dhe nuk do të ndalet në asnjë stacion!
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar.
Së bashku mund të ja dalim." thuhet ne njoftim.























