Volkswagen “qeras” secilin punëtor me afro 5 mijë euro

Volkswagen “qeras” secilin punëtor me afro 5 mijë euro

Gjiganti gjerman Volkswagen ka shpërndarë një shumë të parave, në bonuse për punonjësit që kanë arritur objektivat në punë gjatë vitit të kaluar.

Edhe pse në nivelin global industria e automobilizmit ka përjetuar rënie gjatë vitit të kaluar, Volkswagen ka arritur disi që gjatë kësaj periudhe të shënojë rritje në shitje, transmeton Telegrafi.

Rritja prej 2.6% mund të mos jetë impresionuese, por është një përqindje e kënaqshme në kohën kur shumë prodhues tjerë kanë regjistruar rënie të shitjes.

E pas analizimit të rezultateve të punonjësve, prodhuesi nga Wolfsburgu ka ndarë bonuset të cilat do t’ia shpërndajë atyre për punën e kryer gjatë vitit të kaluar.

Kështu punonjësit e kësaj kompanie më të madhe në Evropë, në llogari përpos pagës do t’i kenë nga 4.950 euro shtesë si dhuratë nga Volkswagen.


MË SHUME NGA Auto