Ulëset e reja të makinave sportive nga Porsche të punuara me teknikën 3D

Ulëset e reja të makinave sportive nga Porsche të punuara me teknikën 3D

Të punuara me teknikën 3D, ulëset e reja të makinave sportive nga Porsche që janë në formën e njohur si shportë, janë ulëset që shoferët gjithmonë i kanë dëshiruar.

Me zhvillimin e teknikës së re për këto ulëse, Porsche e ka ngritur rehatinë e shoferit në një nivel shumë më të lartë, duke i mundësuar ta ketë trupin e shtendosur, teksa i ofron mundësi për më shumë shkathtësi. 

“Ulësja e ndanë shoferin dhe makinën, kjo është shumë e rëndësishme, sepse i ofron mundësinë për vozitje sa më precize”, ka thënë një nga zyrtarët për zhvillim në Porsche, Michael Steiner.

Sipas tij, vetëm ata që kanë vozitur derisa kanë pasur ulësen e përshtatshme për trupi, e dinë rëndësinë e madhe, që ka një ulëse në makinë.

Këto ulëse janë të personalizuara dhe ndërtohen në bazë të strukturës dhe peshës së shoferit, në mënyrë që t’i përputhen sa më mirë.

Për ata që kanë nevoja të veçanta, mund të bëhen edhe zbrazëtira të nevojshme, apo të vendosen pjesë shtesë, pa pasur nevojë për jastëk apo objekt tjetër ndihmës.

Shtresat që vendosen njëra mbi tjetrën, ndihmon që trupi të përshtat sa më shumë, ndërsa ofrojnë edhe frymëmarrje në mënyrë që të mos ketë djersitje dhe gjendja të jetë sa më e mirë. 

 


MË SHUME NGA Auto