Ford Mustang Mach-E do të arrijë shumë më herët se që është thënë më parë

Ford Mustang Mach-E do të arrijë shumë më herët se që është thënë më parë

Arritja e kësaj veture do të ndodhë më herët, madje njëjtë si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara

Me Mach-E, Ford ka treguar se është në gjendje që të prodhojë makina që mbushen me rrymë, të cilat mund të shfrytëzohen nga masa dhe të kenë nivel të lartë autonomie, transmeton Telegrafi. Që kur është prezantuar në muajin nëntor, kjo makinë e inspiruar nga Mustang ka qenë shumë e pëlqyer, ndërsa lansimi saj është pritur me padurim.

Deri më tani, është thënë se ky Ford nuk do të arrijë para vitit që vjen, ndërsa blerësit në Shtetet e Bashkuara duhet të presin për një kohë edhe më të gjatë. Por, raporti i fundit, bën të ditur se deri në fund të vitit, do të bëhet lansimi i kësaj veture.

Kjo nënkupton se mund të ndodhë në çerekun e katërt, që i bie të jetë diku pas tetorit, gjë që është më herët se që është thënë më parë, ndërsa përparësi kanë ata që e kanë bërë porosinë. Të gjitha ata që kanë kryer një pjesë të pagesës, Mustang Mach-E, do t’ju arrijë edhe më herët.

Raporti i ri, bën të ditur se Ford Mustang Mach-E, do të lansohet në të njëjtën kohë edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, jo si është thënë më herët se do të vonojë lansimi atje.


MË SHUME NGA Auto