Ford Ranger me strukturë të modifikuar

Ford Ranger me strukturë të modifikuar

Ndryshimet që i janë bërë kësaj makine, ia mundësojnë që të lëvizë me shpejtësi edhe kur sipërfaqja nuk është e rrafshët.

Megjithëse është një makinë e fuqishme, Ford Ranger i është nënshtruar modifikimit nga APG, një punëtori profesionale në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Kjo punëtori ka punuar në versionin e vitit të fundit, duke e sjellë këtë model të konfiguruar si 2WD dhe 4WD.

Si pjesë e pakos që ofrohet me këtë strukturë të re, është sistemi i pezullimit shumë më i përshtatshëm, platforma më e ngritur, si dhe panelet me fibra karboni, që në disa pjesë kanë marrë edhe dukje tjetër, që është më agresive.

Ngritja e platformës, ka bërë që të vendosen rrotat deri në 35 inç, duke i dhënë mundësi, që të tejkalohet çdo pengesë në rrugë.

Bazuar në pamjet e shpërndara, shihet se ky Ford Ranger i modifikuar që lëvizë me shpejtësi nëpër një shkretëtirë, pasi është shumë më praktik. 


MË SHUME NGA Auto