18:56 / 19.03.2020
Suhareka platformë online për regjistrimin e ardhjeve nga shtetet e jashtme
Komuna e Suharekës, ka bërë të ditur se ka krijuar platformën elektronike për regjistrimin online të personave të ardhur nga diaspora, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.
Për shkak të pandemisë, kjo komunë ka kërkuar nga të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim, por edhe nga qytetarët që kohëve të fundit kanë vizituar shtetet e jashtme që të regjistrohen në platformën online. “Të dhënat e kërkuara janë emri dhe mbiemri, vendbanimi, telefoni, shteti prej nga vjen personi dhe data e hyrjes së tij në Kosovë. Në njoftimin e Komunës thuhet se të dhënat mbrohen sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.























