Makina e parë në botë me tatuazh

Makina e parë në botë me tatuazh

Tatuazhi special është realizuar, në një Lexus UX Kemi parë shumë makina që janë shndërruar në vepra arti, me ilustrime mbresëlënëse që përfshijnë të gjitha sipërfaqet.

Por, këtë herë është makina e parë në botë mbi të cilën bëhet një tatuazh, që është përfunduar në një studio në Londër, nën mbikëqyrjen e artistes së tatuazheve Claudia De Sabe.

Nëpërmjet një instrumenti special, me një maje që rrotullohet si turjelë, janë hapur vijat mbi sipërfaqen e jashtme të veturës, ku është ilustruar peshku japonez koi, që simbolizon të ardhmen e mirë dhe këmbënguljen.

Me përfundimin e vijave, është bërë ilustrimi dhe ngjyrosja e këtij lloj tatuazhi, ku janë aplikuar edhe shtresa ngjyrë ari, nëpërmjet foljeve të arit.

Gjithë ky ilustrim, që ofron edhe imazhe 3D, ka kërkuar përkushtim të madh, andaj është nevojit angazhim gjashtëmujor deri në përfundim.

Derisa ky Lexus UX me këtë ilustrim nuk është për shitje, nëse do të ishte një i dytë i ngjashëm, nuk do të kushtonte më lirë se 130 mijë euro. 


MË SHUME NGA Auto