Mini rikthen një nga modelet më pak të popullarizuar

Mini rikthen një nga modelet më pak të popullarizuar

Vetëm se kjo makinë, do të ketë fuqi shumë të madhe

Konsiderohet si një nga modelet më pak të popullarizuar nga Mini, megjithatë prodhuesi ka vendosur ta rikthejë Cooper Clubman, që qëndron në mes të Cooper me katër dyer dhe Coontryman SUV.

Por, këtij modeli i është larguar një pjesë e rëndësishme, që është transmisioni manual, derisa deri më tani, Mini ishte i vetmi që i ofronte të gjitha makinat me transmision manual.

Brenda kapakut, e ka një motor me 1.5 litra dhe tre cilindra, që prodhon 134 kuaj fuqi, duke u bërë kështu shumë më i fuqishëm se modeli i vjetër.

Ata që duan më shumë fuqi, mund të marrin versionin JCW, që e ka motorin me 2.0 litra dhe prodhon 301 kuaj fuqi.

Gjatë vitit të kaluar, Mini ka pasur vonesa në lansimin e veturave, për shkak të disa problemeve në prodhim.

I njëjti fat mund ta pret edhe gjatë këtij vitit, megjithëse është thënë se sa i përket prodhimit, gjithçka është në gjendje të mirë. /Telegrafi/

 


MË SHUME NGA Auto